Info shkurt

Postuar 28 shkurt 2008



Policët e pabindur të komunitetit serb në rajonin e Gjilanit, suspendohen nga puna, deri në një vendim tjetër
shpkNë një komunikatë për opinion të lëshuar nga Zyra për informim e SHPK-së-Komanda Kryesore e Policisë Prishtinë, thuhet se pas dy takimeve /dje dhe sot/ me policët serbë të rajonit të Gjilanit, të cilët kanë refuzuar urdhërat e Komandës Kryesore të SHPK-së, është vendosur që ata të suspendohen – me pagesë, deri në një vendim tjetër lidhur me këtë çështje. 129 policët e suspenduar sot i kane dorëzuar armët në fshatin Kuvc të Gjilanit. Pakënaqësi e policëve serbë edhe në Graçanicë.


Katër nxënës zhvishen nudo në klasë
studentNjë bast adoleshentësh, një lojë e nisur pa të keq ka përfunduar me zhveshjen pothuajse nudo të katër nxënësve të një gjimnazi në Berat. Të katër nxënësit janë përjashtuar menjëherë nga shkolla pasi ka qenë drejtori i saj që i ka kapur teksa po kryenin aktin final.


Vildane Zeneli - shqiptarja që refuzoi Playboy
YjetNuk ka pikë dyshimi që ajo është një nga imazhet më perfekte për revistat pornografike. Dhe jo pa qëllim asaj i është bërë një ftesë për të qenë protagoniste e Playboy-t, formatit të famshëm të femrave hot. Kjo i ka ndodhur një vajze shqiptare nga Kosova, e quajtur Vildane Zeneli...
Në New York, vendbanimin e saj prej vitesh, atë e kanë të vështirë ta thërrasin Vildane, ndaj nofka që i kanë ngjitur është Vicky. 23-vjeçarja ka pak muaj që ka refuzuar ftesën për të pozuar tek Playboy dhe Penthouse, dy revistat e famshme erotike.
Kjo jo se nuk është në natyrën e saj, por për vajzën prishtinase, fusha e sigurt është ajo e modelingut, ku dhe ajo ka qenë pjesë e reklamave të ndryshme.



.